1 vit nga takimi i parë, partneri i Adriana Matoshit tregon përmes fotove si u njoh me aktoren

  • E.K /
  • 23 June 2021 - 12:34
1 vit nga takimi i parë, partneri i Adriana Matoshit tregon përmes fotove si u njoh me aktoren

Adriana Matoshi dhe futbollisti afrikan, Keith Groeneveld, po jetojnë ditët më të bukura si të dashuruar. Çifti nuk janë treguar aspak të rezervuar që nga momenti që lidhja e tyre u bë publike.

Ditën e sotme Keith ka kujtuar dy takimet e para që ka realizuar me Adrianën dhe më pas këto takime u finalizuan me një histori dashurie. Futbollisti tregon se takimi tyre i parë ka qenë në një restorant dhe dikush tjetër i ka ndihmuar për të komunikuar përmes përkthimit.

 “Ekzaktësisht 1 vit më parë. Takimi ynë i parë”, shkruan Keith përkrah fotos.

Ai ka treguar se më vonë e ka ftuar aktoren për një udhëtim në mal, por ajo nuk ka pranuar. Ndërsa takimin e dytë e kanë bërë në Prizren dhe Adriana i ka treguar gjithë historinë e qytetit.

“Javën e ardhshme unë e ftova atë që të vinte me mua në male me këtë motor, por ajo nuk erdhi. Takimi i dytë, ata më treguan Prizrenin. Një ditë shumë speciale”, shkruan ai përkrah imazheve të tjera.

Kujtojmë se para pak javësh Keith i bëri një surprizë shumë speciale Adrianës. Ai i bëri një surprizë shumë të këndshme në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”. Keith Groeneveld tregoi se njohja e tyre ka qenë e rastësishme, por Adriana është kthyer në njeriun më të rëndësishëm për të.

“Para së gjithash më ke munguar dhe unë të dua, dua ta nis me këtë gjë. Jam shumë i lumtur që të shoh dhe mezi po pres që ky ekran të hiqet. Ti meriton të jesh e lumtur dhe unë dua të bëj diçka të veçantë tani, sepse ti je e veçantë. Ti je gruaja më e veçantë në botë”- tha ai.

(Kosova Sot Online)