Kujt po i thotë Nora “Betohem se jam engjëll pa ty”

  • G.G /
  • 24 June 2021 - 09:42
Kujt po i thotë Nora “Betohem se jam engjëll pa ty”

Këngëtarja Nora Istrefi duket se e ka mësuar shumë mirë spanjishten

Këngëtarja kosovare këtë e ka bërë në disa statuse, derisa është shtuar numri i këngëtarëve të Kosovës të cilët në tekstet e tyre përdorin shprehje në spanjishte.

Këtë e ka bërë edhe Majk në këngën e fundit dhe duket se do ta bëjë edhe Nora, pasi që statuset e tregojnë këtë.

Ditë më parë ajo kishte pozuar para një are me grurë, kurse sot ajo ka pozuar thjesht derisa poshtë fotografisë së saj ka shkruar: “Betohem se jam engjëll pa ty”?

(Kosova Sot Online)