U konfirmua! Zbulohen detajet e bashkëpunimit mes Kidës, Ledri Vulës dhe Butrint Imerit

  • G.G /
  • 28 June 2021 - 10:35
U konfirmua! Zbulohen detajet e bashkëpunimit mes Kidës, Ledri Vulës dhe Butrint Imerit

Para pak ditësh në mediat rozë u raportua se Kida kishte bashkuar forcat për një super bashkëpunim me dy nga emrat më të mirë të muzikës, Ledri Vula dhe Butrint Imeri. Në fakt ka qenë ky i fundit që ka ftuar dy këngëtarët e tjerë për këngën, e cila nuk do të vonojë edhe shumë.

Ditën e sotme treshja e famshme ka konfirmuar lajmet për bashkëpunim duke ndarë në rrjete sociale një foto të përbashkët. Ata të tre shihen në një fushë golfi, teksa shfaqen të kuruar në detaje. Këngëtarët kanë zbuluar edhe detajet nga bashkëpunimi, si titulli i këngës dhe data e publikimit. Kënga e tyre mban titullin “Dale”, do të lançohet në 3 korrik në mesnatë dhe me siguri do të jetë një nga hitet kryesore të kësaj vere.

Sa i përket karrierës artistike të këngëtarëve, kujtojmë se të gjithë kanë qenë mjaft aktivë në muzikë muajt e fundit. Në muajin maj, Kida publikoi këngën “Lila” në bashkëpunim me reperin gjerman Samra.

https://www.youtube.com/watch?v=ltBBp-JNt10&feature=emb_title

Ndërsa Ledri lançoi para pak javësh hitin e tij “Don Mo”.

https://www.youtube.com/watch?v=ndjMANZscdQ&feature=emb_title

Nga ana tjetër Butrinti vetëm 4 ditë më parë lançoi këngën “Dujem”, që u prit mjaft mirë nga publiku. Të gjitha projektet e artistëve deri më sot kanë rezultuar mjaft të suksesshme, ndaj ne po presim me padurim të dëgjojmë “bombën” e radhës prej tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=EemrcJZ24KM&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)