Pas shumë kohësh, Unikkatil rikthehet me një bashkëpunim

  • E.K /
  • 01 July 2021 - 14:36
 Pas shumë kohësh, Unikkatil rikthehet me një bashkëpunim

Reperi, Viktor Paloka, i njohur me nofkën “Unikkatil”, që shumë vite jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Reperi është shumë i rezervuar për jetën e tij private dhe se ai poston shumë rrallë në rrjetet e tij sociale.

Kohë më parë ai kishte publikuar disa bashkëpunime me njërin nga anëtaret e grupit “The Bloody Alboz” – TBA, në të cilin njëhershmit është edhe lider i grupit.

Klepo ka publikuar një video në rrjetin social “Instagram”, kur ka performuar me Unikkatilin në stadium me këngën “Kuq e Zi”, duke aluduar në një bashkëpunim të radhës.

“Është koha për të hedhur një bombë, Unikkatil”, shkroi në përshkrimin e postimit.

Ndryshe, reperi Unikkatil ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt muzikor, madje postimi i tij i fundit në rrjetin social “Instagram” është më 21 prill të vitit 2020, duke thënë se po mendonte të publikonte ndonjë këngë gjatë karantinës.

(Kosova Sot Online)