Lumi B baba për herë të dytë? Bashkëshortja e reperit zbulon të vërtetën

  • G.G /
  • 02 July 2021 - 10:35
Lumi B baba për herë të dytë? Bashkëshortja e reperit zbulon të vërtetën

Bashkëshortja e Lumi B, Miranda, nuk preferon të shfaqet shumë në publik dhe daljet e saj numërohen me gishtat e njërës dorë. Megjithatë ajo njihet nga shumë fansa të Lumit, sepse është mjaft aktive në rrjete sociale. Shpesh ajo organizon “intervista” të shkurtra me ndjekësit e saj dhe së fundmi ka bërë pikërisht këtë gjë.

Mes shumë pyetjeve, Mirandës i ka rënë në sy ajo e njërit prej ndjekësve të saj, që është interesuar nëse ajo është shtatzënë.

“Je shtatzënë?”, e ka pyetur dikush.

“Unë se dija që jam”, i është përgjigjur Miranda, duke treguar se nuk është në pritje të ëmbël.

Ajo ka treguar ndër të tjera se dëshiron të ketë 3 fëmijë. Ndërsa e pyetur për gjininë e fëmijëve të tjerë që do të ketë në të ardhmen, ajo është përgjigjur:

“Më së pari shëndosh e së dyti djemtë i dua shumë, kështu që djalë”.

Miranda dhe Lumi B janë prindër të një djali të quajtur Blin.

Ndërkohë i ftuar para disa ditësh në emisionin “Robi plaket kur don vetë”, Lumi B tregoi historinë e çuditshme të njohjes me bashkëshorten.

Reperi zbuloi se me Mirandën është njohur që në moshën 20-vjeçare. Lumi B tregoi se me të është njohur në një festë dhe në fakt ai nuk kishte shkuar për Mirandën, por për një vajzë tjetër. Por siç duket fati ka dashur që ata të bëhen bashkë me njëri-tjetrin dhe që vajza që i tërhoqi realisht vëmendjen në festë të bëhej bashkëshortja e reperit.

(Kosova Sot Online)