Lansohet “Dale” e Butrintit, Kidës dhe Ledrit

  • G.G /
  • 03 July 2021 - 08:45
Lansohet “Dale” e Butrintit, Kidës dhe Ledrit

Një superhit i kësaj vere!

Kështu ishte cilësuar kënga e treshes së këngëtarëve të njohur të Kosovës, Butrint Imeri, Kida dhe Ledri vula, e cila u dha premier sonte!

“Dale” quhet kjo këngë derisa klipi i saj është lansuar posa është bërë ora 00:00 e natës më 3 korrik, datë kjo që parkon edhe me ditëlindjen e këngëtarit Butrint Imeri.

Kujtojmë se Butrinti edhe më parë kishte lansuar këngë në këtë datë dhe tashmë e ka bërë si traditë të tij që të bëjë hite për ditëlindjen e tij.

Kësaj radhe bashkë me Butrintin pritet të këndojnë edhe reperi i njohur Ledri Vula e po ashtu edhe Kida.

“Dale” është punuar nga Çelik Lipa kurse teksti është shkruar nga Butrinti, Ledri dhe Bardhi ndërkaq video është bërë nga Entermedia. Producent ekzekutiv i këngës është ’96 MGMT kurse lansimi i videos dhe këngës nëpër platforma të rrjeteve sociale dhe muzikore nga AVD Digital. 

https://www.youtube.com/watch?v=T12KL7kHk0k

(Kosova Sot Online)