“Si reagon kur sheh babin në televizor me goca tjera?”, pyetjes për Poemën i përgjigjet vetë Sara!

  • G.G /
  • 05 July 2021 - 08:36
“Si reagon kur sheh babin në televizor me goca tjera?”, pyetjes për Poemën i përgjigjet vetë Sara!

Sara Hoxha është padyshim një ndër personazhet më të ndjekur dhe të komentuar në rrjetet sociale. Partnerja e Ledrit përpiqet të ndajë me ndjekësit e saj sa më shumë të jetë e mundur nga jeta e saj personale, teksa na e zbukuron gjithmonë ditën me foto e video të të voglës, që është kthyer në bebushen më të famshme të Instagram-it.

Së fundmi, ajo u ka kërkuar ndjekësve që t’i drejtojnë pyetje të voglës së saj. Ajo ka zgjedhur disa nga ato më interesantet për të cilat do t’u përgjigjet vetë mami i Poemës.

“Si reagon kur sheh babin në televizor me goca tjera, pos mamit?”, i ka shkruar një ndjekëse.

“As nuk i plas fare”, është përgjigjur Sara në emër të vogëlushes.

Ndërkohë për pyetjen se si është të kesh babi Ledrin, blogerja ka zgjedhur një foto shumë “cute” të reperit me Poin.

Me angazhimet në muzikë, Ledri ishte larg Sarës dhe Poemës me herët, por ai komunikonte vazhdimisht me to në rrjete sociale. Sara publikoi një pjesë nga ky moment dhe i ka bërë në fakt të gjithë për të qeshur me postimin e saj.

Ajo ka postuar në Instagram një foto të Ledrit, që shihet me një paruke të verdhë në kokë dhe Sara e ka krahasuar me shaka me Maluma-n.

“Maluma baby më telefonoi mbrëmjen e shkuar për të më kontrolluar dhe unë i premtova që nuk do i bëja screenshot. Ledri Vula të lutem mos më urre”, shkruan Sara përkrah postimit.

(Kosova Sot Online)