Bella Hadid në një lidhej të re dashurie! Supermodelja seksi publikon foto krah partnerit duke…

  • G.G /
  • 09 July 2021 - 09:15
Bella Hadid në një lidhej të re dashurie! Supermodelja seksi publikon foto krah partnerit duke…

Bella Hadid ka nisur një romancë të re, të cilën nuk mundi ta mbante dot më gjatë vetëm për vete.

Kësaj radhe nuk kanë qenë paparacët që e kanë zbuluar lajmin e madh, por ka qenë vetë supermodelja, e cila ka publikuar një foto duke u puthur me të dashurin e ri, Marc Kalman, shkruan “Page Six”.

“Periudha më e mirë e jetës sime. E shëndetshme, duke punuar dhe e dashur“, shkroi ajo përkrah një galerie fotosh, ku e fundit ishte kjo me Kalman.

Marc është drejtor arti dhe ka dizajnuar vepra arti për albumin e Travis Scott.

Nuk dihet se sa kohë kanë që po dalin bashkë, por Hadid u pa për drekë me Kalman në New York në fillim të qershorit.

Romanca e re e 24-vjeçares vjen pas lidhjes me The Weeknd, me të cilin u nda në vitin 2019, duke qenë se distanca ndikonte negativisht në marrëdhënien e tyre.

The Weeknd, nga ana tjetër, është parë duke darkuar me Angelina Jolie javën e kaluar, por ishte e paqartë nëse takimi ishte romantik, miqësor apo për biznes.

(Kosova Sot Online)