Çfarë po ndodh me jetën private të Ava Max? Këngëtarja shqiptare fotografohet në momente intime me një mashkull misterioz

  • G.G /
  • 10 July 2021 - 10:19
Çfarë po ndodh me jetën private të Ava Max? Këngëtarja shqiptare fotografohet në momente intime me një mashkull misterioz

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max, mund të ketë nisur një romancë të re.

Pas publikimit të këngës më të re “Every Time I Cry”, artistja vendosi që të kalojë disa ditë pushimi në Hawaii, shkruan “The Sun”.

Gjatë kësaj kohe, 27-vjeçarja është fotografuar në jaht në krahët e një mashkulli misterioz. Dyshja shfaqeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, pasi nuk ndalonin së shkëmbyeri përqafime dhe puthje.

Ava më parë u ka premtuar të gjithë shqiptarëve se do të vijë të vizitojë për herë të parë vendin e saj të origjinës, për të cilin ndihet krenare.

Ajo madje ka treguar se i adhuron ushqimet tradicionale shqiptare dhe se mundohet të flasë shqip herë pas here për të mos e harruar gjuhën.

Gjatë një interviste me “Forbes”, ajo zbuloi se tregohet shumë feministe në këngët e saj.

Ava Max tha se nuk i intereson nëse kjo është problem vetëm për një pjesë të njerëzve, duke iu referuar meshkujve.

(Kosova Sot Online)