Ledri Vula tregon sa ka qenë pagesa e parë në koncert

  • A.P /
  • 11 July 2021 - 10:00
Ledri Vula tregon sa ka qenë pagesa e parë në koncert

Ledri Vula  në një rrëfim të gjatë si asnjëherë më parë duke prekur momente më të rëndësishme të karrierës së tij, por jo vetëm.

Ai ka kujtuar fillimet e tij gjatë rrugëtimit muzikor, i cili u be i njohur kur ishte pjesë e “Skillz” me Visar Shalën.

Ledri ka rikujtuar koncertin e parë, por edhe sa është paguar kur është ngjitur për herë të parë në skenë.

“Kam qenë unë e Skivi, sa ishim bërë grup. Donim të fillonim të këndonim një këngë bashkë. Na pyesnin a doni të dilni të këndoni? Unë doja të dilja të këndoja gjithsesi, edhe nëse ata këndojnë, edhe nëse ata s’këndojnë, e nëse ka para apo s’ka pare. Në fund kur ka ardhur Skivi na dha nga 15 euro, por atëherë kanë qenë të mëdha”, tha Ledri Vula.

Më tej Ledri shtoi se pagesa e dytë ka qenë 50 euro dhe sigurisht që paratë e para fituara nga muzika ia ka dhënë nënës së tij Xheraldinës në shenjë mirënjohje që e ka ndihmuar për realizimin e klipit të parë.

Ndonëse e ka nisur me 15 euro, tani Ledri është një ndër reperët më të paguar në tregun muzikor.

Po ashtu ai është pyetur nëse ka qenë avantazh apo disavantazh që konsiderohet si një ndër reperët më seksi të estradës dhe nëse e ka ndihmuar ky fakt.

Mirëpo Ledri Vula i ka habitur të gjithë me përgjigjen e tij. Teksa të gjithë prisnim që ai të ndihej mirë me këtë fakt, Ledri është shprehur se ky detaj e ka kompleksuar. “Normal qe të ndihmon. Që të jesh i suksesshëm nuk mjafton vetëm të jesh i talentuar. Kur flasim për një artist të kompletuar flasim për mënyrën se si sillet, si flet nëpër intervista, si shkruan, çfarë vesh, si duket, si performon në skenë, si sillet me publikun. Të gjitha këto të bëjnë një artist të kompletuar. Mua ka mundur që të më ndihmojë, por ka mundur edhe që të mos më ndihmojë. Mua më është bërë kompleks. Unë jam shumë herë reper më i fortë sesa që dukem mirë (fizikisht)”, është shprehur Ledri Vula.


(Kosova Sot Online)