“Bëhuni gati për spektakël”, Capital T ka një super lajm për adhuruesit e tij

  • G.G /
  • 16 July 2021 - 10:24
“Bëhuni gati për spektakël”, Capital T ka një super lajm për adhuruesit e tij

Me përmirësimin e situatës nga Covid-29, artistët kanë mundësi të mbajnë sërish koncerte pas më shumë se një viti e gjysmë. Capital T paralajmëroi pak ditë më parë nisjen e turit “Skulptour” nëpër Shqipëri, Kosovë, Mal të zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Së fundmi, reperi ka publikuar dhe datat e koncerteve në një postim në Instagram, ndërsa ka shkruar: “Shihemi aty dhe bëhuni gati për spektakël”. Kjo verë e ka gjetur mjaft aktive reperin me projekte muzikore. Më e fundit ishte kënga “Buzëqeshje”, me protagoniste Nevina Shtyllën.

Pak javë më parë, ai soli dhe një bashkëpunim me reperin Kidda, të titulluar “Magji”, që u prit shumë mirë nga publiku dhe numëron më shumë se 11 milionë klikime.

(Kosova Sot Online)