Tashmë janë 3, Turi publikon portretin e ëmbël familjar me të bijën dhe Orindën mes përrallash

  • G.G /
  • 17 July 2021 - 10:58
Tashmë janë 3, Turi publikon portretin e ëmbël familjar me të bijën dhe Orindën mes përrallash

Dy ditë më parë, çifti shumë i dashur nga publiku, Orinda Huta dhe dhe Turjan Hysko u bënë prindër për herë të parë. Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Atara.

Menjëherë pas lindjes së saj, dyshja nuk u kursyen dhe ndan foton e parë ët vogëlushes duke marrë mijëra komplimenta.

Mirëpo, pavarësisht se dje Orinda zbuloi se i është i rikthyer normalitetit, duket se ajo dhe Atara vazhdojnë të qendrojnë në spital.

Mëngjesin e sotëm, ka qenë Turi që ka publikuar portretin e plotë familjarë, ku çifti shihen teksa po i lexojnë përralla vogëlushes së tyre.

“Përralla me mbret!”, ka shkruar Hysko krahas fotos shumë të ëmbël, duke rikujtuar që ky është edhe titulli i emisionit me fëmijë që ai ka prezantuar në fillimet e veta në ekranin e Vizion Plus.

(Kosova Sot Online0