Me Britney Spears-in do të hajmë akullore!

  • A.P /
  • 25 July 2021 - 12:34
Me Britney Spears-in do të hajmë akullore!

Këngëtarja e famshme botërore, Cher, ka deklaruar se kur Britney Spears të lirohet nga kujdestaria e babait të saj, ajo do ta marrë atë dhe do ta dërgojë në San Tropez të Francës, e do të hanë akullore së bashku.

Deklarata e Cherit ka ardhur pak ditë pasi kolegja e saj Britney e kishte përmendur në një postim në llogarinë e saj në Instagram.

“Kur Britney të jetë më në fund e lirë, do ta marrë atë në San Tropez dhe do të hamë akullore”, ka shkruar Cher në llogarinë e saj në Twitter.

When #FreeBritney is
FINALLY FREE?,
I’m Taking her to San Tropez & We’ll ?Eat Ice Cream To Her Hearts
Content.

— Cher (@cher) July 23, 2021

Britney është duke luftuar me gjyq që të dalë nga kujdestaria e babait të saj, e vendosur në vitin 2008.

Çështja e kujdestarisë ishte vendosur pasi babai i Britneyt, Jamie Spears kishte bërë kërkesë në një gjykatë për autoritet ligjor mbi jetën e yllit të muzikës, mes shqetësimeve në lidhje me shëndetin e saj mendor.


(Kosova Sot Online)