Kur ishte 8-vjeçe, Bebe Rexha publikon një foto nga fëmijëria

  • G.G /
  • 26 July 2021 - 10:51
Kur ishte 8-vjeçe, Bebe Rexha publikon një foto nga fëmijëria

Këngëtarja e famshme Bebe Rexha i ka çuditur të gjithë me një foto nga fëmijëria e saj.

Topolake dhe me flokë të gjatë kaf ajo ka pozuar para kamerës, ku duket qartë se nuk ka asnjë ndryshim nga ylli që është sot.

“Unë kur isha 8 vjeç”, ka shkruar Bebe krahas fotos.

Kujtojmë se Bebe është një ndër artistet më të suksesshme në treg në vitet e fundit, e cila i ka bërë të gjithë për vete me stilin dhe zërin e saj të veçantë.

(Kosova Sot Online)