“Djali i …”- Aktori njohur turk me origjinë shqiptare i tregon miliona ndjekësve gjuhën e nënës

  • G.G /
  • 27 July 2021 - 10:39
“Djali i …”- Aktori njohur turk me origjinë shqiptare i tregon miliona ndjekësve gjuhën e nënës

Aktori i famshëm turk me origjinë shqiptare, Burak Yörük i ka treguar 1.3 milionë ndjekësve të tij gjuhën e nënës.

“Djali i nënës”- shkroi aktori në gjuhën shqipe, krahas një foto të tij.

Burak Yörük ka zbuluar gjatë një interviste disa kohë më parë se nëna e tij është me origjinë shqiptare.

“Çka po bon, mirë, ti qysh je”, tha ai, teksa tregoi se di vetëm pak fjalë shqip.

Burak Yörük e ka nisur karrierën e tij në kinematografi në moshën 7-vjeçare, në vitin 2002 dhe numëron shumë role që nga ajo kohë.

Ndërsa së fundmi luan rolin e Çınar në komedinë turke “Aşk Logic İntikam”, që ka rezultuar mjaft e suksesshme.

(Kosova Sot Online)