Nënë e tre fëmijëve, por Arjola Demiri mahnit me linjat trupore s*ksi! Pozon e veshur me bikini nga dhoma e hotelit

  • 27 July 2021 - 15:25
Nënë e tre fëmijëve, por Arjola Demiri mahnit me linjat trupore s*ksi! Pozon e veshur me bikini nga dhoma e hotelit

Arjola Demiri ka ngritur temperaturat me fotot e fundit që ka publikuar në rrjete sociale, ku shfaqet mjaft seksi.

Aktorja e njohur ka pozuar nga dhoma e hotelit ku po qëndron gjatë ditëve të pushimit, duke i lënë të gjithë pa fjalë me trupin e saj.

Me flokët e gjatë e të valëzuar që i arrijnë deri tek të pasmet bombastike, Arjola shihet e veshur me një body të zi, i cili i tregon çdo formë trupore, përfshirë edhe gjoksin e formësuar.

Nëna e tre fëmijëve kishte bërë edhe make up për të theksuar tiparet e bukura, teksa pozonte gjysmë me kurriz nga kamera.

Demiri ka treguar se fotot i ka shkrepur një nga mikeshat e saj, gazetarja Sara Kolami, duke zbuluar kështu edhe një nga personat me të cilët po i kalon pushimet.

Arjola është një nënë beqare prej nëntë vitesh, që pas divorcit nga ish-bashkëshorti i saj.

(Kosova Sot Online)