Adrianës i vie ky mesazh pasi bëri status për këngëtarin serb Goran Bregovic

  • A.P /
  • 05 August 2021 - 18:04
Adrianës i vie ky mesazh pasi bëri status për këngëtarin serb Goran Bregovic

Ftesa drejtuar këngëtarit serb Goran Bregovic që të marr pjesë në Festën e Birrës në Korçë, ngjalli reagime të shumta.

Për këtë çështje ka reaguar edhe deputetja Adriana Matoshi. Përmes një postimi në InstaStory, ajo u ka kërkuar artistëve të Shqipërisë që të reagojnë.

“Artiste te Shqiperise, sidomos ju qe keni influence te madhe, mos t’ju vie keq me ba nga nje story! Kurgjo nuk hupni, veç çka na merni zemren ma shume,” shkroi aktorja në mbishkrimin e fotografisë.

Por pas postimit të Matoshit, asaj i ka ardhur një reagim nga një ndjekëse.

Ajo i ka dërguar asaj një emoji ofendues me gishtin e mesit – një emoji të errët, me të cilin ka dashur ta thumbojë për faktin se i dashuri i saj, Keith Groeneveld, është me ngjyrë.

Autorja mesazhin e ka ndarë mesazhin me fansat e saj, duke ia shfaqur edhe identitetin ndjekëses.

Image

(Kosova Sot Online)