“Turp, bojkotojeni Festën e Birrës”, këngëtarët që i dolën kundër ftesës për Bregoviqin

  • A.P /
  • 05 August 2021 - 16:36
“Turp, bojkotojeni Festën e Birrës”, këngëtarët që i dolën kundër ftesës për Bregoviqin

Këngëtari serb Goran Bregovic do të jetë një nga të ftuarit special të këtij viti në Festën e Birrës në Korçë.

Lajmin e kanë dhënë vetë organizatorët përmes një njoftimi, ku kanë treguar se nata kur do të këndojë Bregovic do të jetë kulmi i festës, duke i bërë prezantim të veçantë pjesëmarrjes së tij.

“Veç artistëve shqiptarë, DJ dhe grupeve më të njohura muzikore në Shqipëri, atmosfera do të kulmojë në natën finale me performancën e këngëtarit Goran Bregovic”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Mirëpo, duket se ky lajm nuk është pritur mirë nga figura të njohura të skenës shqiptare. Si pasojë reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, deri në bojkotimin e kësaj feste.

Fillimisht e para që ka reaguar ka qenë këngëtarja Vesa Luma, e cila përmes një postimi në Instaatory shkruante: “Jam e bindur që është një desinformatë”. E menjëherë pas kësaj ka marrë një mesazh nga një ndjekës nga Shqipëria, i cili shkruan se shqiptarët e Kosovës duhet ta harrojnë luftën dhe tashmë të bëjnë paqe me serbët. Por ajo që e ka revoltuar më shumë artisten është se ndjekësi shprehet se serbët duhet të kishin vrarë më shumë shqiptarë të Kosovës.

“Pse mos të jetë i ftuar, ju kosovarët kanë ngel me paranoja, pas luftës vjen paqja. Ju edhe pse lufta ka mbaru ju zien gjaku për urrejtje, aman se ca kosovarë që kam njohur i kanë lënë serbët kot gjallë”, shkruan ndjekësi, teksa Vesa shkruan: “Si ka mundësi që më vijnë qindra mesazhe si kjo… a është e mundur? Jam totalisht në shok…”.

(Kosova Sot Online)