Pasi u pranua në drejtorin e Ujësjellësit në Komunë, Zaimina nis pushimet me vajzat e partnerit

  • G.G /
  • 09 August 2021 - 12:43
Pasi u pranua në drejtorin e Ujësjellësit në Komunë, Zaimina nis pushimet me vajzat e partnerit

Lajmi se Zaimina Vasjari, ka marrë një post pune në UKT si specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut, u bë mjaft viral dhe u komentua gjerësisht.

Sipas dokumentit që u bë publik, këngëtarja është emëruar në këtë detyrë prej datës 10 qershor, ndërsa vendimi mban firmën e drejtorit të Ujësjellësit Spartak Kovaçi.

Mesa duket, këto lajme që qarkullojnë lart e poshtë nuk e kanë shqetësuar aspak Zajminën, e cila ka vazhduar pushimet pa e vrarë shumë mendjen.

Së fundmi, së bashku me familjen kanë vendosur që këtë fundjavë ta shijojnë në bregdetin shqiptar, ne jahtin e tyre dhe këtë gjë e ka zbuluar vetë Zaimina përmes disa fotove. Vëmednjen e ka terhequr prania e vajzave të bashkëshortit te saj, Klodit.

“Pushime me më të mirat e mia”, ka shkruar Zaimina krah fotove.

(Kosova Sot Online)