A janë bashkuar Tuna dhe Patrisi?

  • E.K /
  • 16 August 2021 - 13:04
A janë bashkuar Tuna dhe Patrisi?

Ka pak kohë që Tuna dhe Patrisi janë bërë prindër për herë të dytë.

Këngëtarja nga Shkupi dy muaj më parë solli në jetë një djalë të quajtur Zen, e ndërsa zgjodhi Amerikën për lindjen e tij.

Por, gjatë shtatzënisë së dytë këngëtarja u nda nga partneri i saj, Patris Berisha, por që së fundmi ata kanë bërë lëmsh ndjekësit e tyre.

Tani pothuajse gjithë kohës ata shfaqen nga vendet e njëjta, por që nuk kanë konfirmuar nëse janë bashkë, apo vetëm për shkak të fëmijëv kalojnë kohën së bashku.

Së fundmi ka qenë Patrisi ai i cili ka publikuar një fotografi ku shfaqet me të dy fëmijët, Tianin dhe Zenin.

(Kosova Sot Online)