Ermali nuk e mbylli sezonin veror pa ia bërë dhuratën e ëndrrave Arianës

  • A.P /
  • 22 August 2021 - 11:49
Ermali nuk e mbylli sezonin veror pa ia bërë dhuratën e ëndrrave Arianës

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, e ka dëshmuar se di të befasojë me super dhurata personin e zemrës, Arianën.

Bashkëshortja e tij kohë pas kohe merr dhurata nga Ermali, këtë e bën të ditur me anë të postimeve në rrjetet sociale.

E Ermali ka qëlluar sërish në shenjë së fundmi.

Këngëtari i njohur ka vendosur të surprizojë bashkëshorten e tij me një orë nga brandi “Rolex”.

Vlera e kësaj ore të llojit “datejust” që është ëndrra e pothuajse çdo femre, tejkalon shifrën e 10,000 eurove.

Image

 

(Kosova Sot Online)