Adelina Tahiri ndan me fansat momente pikante nga pushimet në Greqi

  • E.K /
  • 24 August 2021 - 08:17
Adelina Tahiri ndan me fansat momente pikante nga pushimet në Greqi

Adelina Tahiri po e shfrytëzon verën në maksimum. Që kur ka filluar sezoni, këngëtarja ka filluar pushimet në Greqi bashkë me burrin e saj avokat dhe motrën e saj, Dianën.

Ndërkohë, nuk kanë munguar imazhet e shumta që ka shpërndarë Adelina në rrjetet sociale, madje as pozat provokuese, me të cilat edhe merr përherë vëmendje.

Së fundmi, ajo ka publikuar një video duke treguar disa momente intime me bashkëshortin e saj, Serjoza Markov.

Avokati shihet duke i dhuruar përqafime në krahë këngëtares, e cila nuk hezitoi ta postojë në “Instagram”.

Për sa i përket karrierës në muzikë, “Falma”, është kënga e fundit në bashkëpunim e Adelina Tahirit me Anxhelo Koçi.

 

(Kosova Sot Online)