Sapo doli nga festa, modelja e njohur qëllohet për vdekje nga persona të paidentifikuar

  • E.K /
  • 25 August 2021 - 09:22
 Sapo doli nga festa, modelja e njohur qëllohet për vdekje nga persona të paidentifikuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, ku është ekzekutuar një modele.

Mediat e huaja bëjnë me dije se modelja Raila Sales Ferreira u qëllua me armë zjarri në momentin që kishte dalë nga një festë dhe po futej në makinën e saj.

20 vjeçarja, qëndroi për disa ditë në spital nën kujdesin  e mjekëve, por që nuk ka arritur ta fitojë betejën duke ndërruar jetë gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme.

Policia është në kërkim të autorit të këtij krimi, por deri më tani, nuk ka mbërritur në asnjë gjurmë.

(Kosova Sot Online)