Roberti kish kohë pa trazuar ujërat dhe ja ku deklaron: “Ne nuk jemi ndarë asnjëherë”

  • G.G /
  • 31 August 2021 - 11:16
Roberti kish kohë pa trazuar ujërat dhe ja ku deklaron: “Ne nuk jemi ndarë asnjëherë”

Robert Berisha thotë se ai dhe Nora nuk janë ndarë asnjëherë, edhe pse 3 vite më parë me një status në rrjete sociale dha lajmin e ndarjes së tyre. Në një intervistë, këngëtari u pyet nëse janë të vërteta lajmet se ai dhe Nora mund të jenë bashkuar dhe Roberti menjëherë u përgjigj se ata nuk janë ndarë asnjëherë.

“Ne nuk jemi ndarë asnjëherë. Njeriu ndahet vetëm kur vdes. A ka ribashkim a s’ka ribashkim, ajo mbetet për t’u parë”-tha Roberti.

Por na bëri pak lëmsh: Tani nuk janë ndarë asnjëherë apo janë ndarë dhe do rikthehen?
Siç thotë dhe vetë Roberti, mbetet për t’u parë.

(Kosova Sot Online)