Ndërron jetë reperi i njohur grek/ Po kthehej nga dasma e shokut, kaloi 4 semaforë të kuq dhe u përplas me shtyllën, shikoni si është bërë copë makina “Porsche” (FOTO)

  • G.G /
  • 02 September 2021 - 10:36
Ndërron jetë reperi i njohur grek/ Po kthehej nga dasma e shokut, kaloi 4 semaforë të kuq dhe u përplas me shtyllën, shikoni si është bërë copë makina “Porsche” (FOTO)

Ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti tragjik reperi i njohur grek Mad Clip. Mediat helene raportojnë se 34-vjeçari po kthehej nga dasma e një shoku dhe refuzoi t’i ndalonte postbllokut të policisë.

Ai kaloi 4 semaforë të kuq dhe në fund përfundoi duke e përplasur Porschen e tij me një shtyllë. Përplasja ishte aq e fortë saqë automjeti u shkatërruar plotësisht.

Shërbimeve zjarrfikëse iu deshën orë të tëra për të nxjerrë trupin e pajetë nga makina. Grupit hetimor iu desh kohë që të zbulonte se viktima ishte reperi i njohur. Më herët i ndjeri kishte postuar në llogarinë e tij në Instagram sekuenca nga një dasmë ku kishte qenë i ftuar.

Në vendin e aksidentit u panë turma të mëdha fansash. Sjellim në vëmendje që reperi është rritur në Amerikë por nuk i shkëputi kurrë lidhjet me Greqinë.

(Kosova Sot Online)