Beatrix Ramosaj prezanton look-un e ri dhe s’do ta njihni

  • E.K /
  • 03 September 2021 - 15:28
Beatrix Ramosaj prezanton look-un e ri dhe s’do ta njihni

Beatrix Ramosaj është një nga vajzat shqiptare më të pëlqyera në rrjetet sociale, ku numëron qindra mijëra ndjekës.

Ajo njihet për ndryshimet e shpeshta në ‘look-un’ e saj dhe guxon të eksperimentojë me pamjen.

Para pak ditësh Ramosaj kërkoi ndihmën e ndjekësve në “Instagram” lidhur me ndryshimin e radhës në pamje, ‘flokë të kuqe apo bionde?’

Zgjedhja e këngëtares ka qenë kjo e dyta: flokë biondë.

Beatrix ka postuar disa foto në “Instagram”, ku ka treguar ndryshimin në pamje dhe mezi njihet.

“Flokë të rinj. Kush është kjo?”- ka shkruar me nota humori ajo, teksa vlen të theksohet se duket shumë bukur.

(Kosova Sot Online)