Kanceri i merr jetën këngëtares së famshme

  • A.P /
  • 05 September 2021 - 19:36
Kanceri i merr jetën këngëtares së famshme

Këngëtarja Sarah Harding ka ndërruar jetë nga kanceri. Lajmin e trishtë e bëri me dije nëna e saj nëpërmjet një postimi në Instagram. Ylli i “Girls Aloud”, e cila vdiq në moshën 39-vjeçare kishte vetëm një vit që ishte diagnostikuar me kanceri të gjirit.

 

“Ajo u largua në mënyrë paqësore këtë mëngjes. Dua të falenderoj të gjithë për mbështetjen e tyre gjatë vitit të kaluar. Kjo ishte bota për Sarën dhe i dha asaj forcë dhe ngushëllim të madh duke ditur se ishte e dashur. 

E di që ajo nuk do të mbahet mend për luftën ndaj kësaj sëmundjeje të tmerrshme – ajo ishte një yll i ndritshëm dhe shpresoj se kështu do të mbahet mend.”, thuhet në mesazhin e saj. Ajo ka qenë pjesë e grupit të njohur “Girls Aloud”, që u krijua në vitin 2002 por u nda në vitin 2013.

Image


(Kosova Sot Online)