Komentuesja mendon se nuk u vaksinua/Ky është reagimi i Mihrije Brahes

  • A.P /
  • 05 September 2021 - 18:05
Komentuesja mendon se nuk u vaksinua/Ky është reagimi i Mihrije Brahes

Këngëtarja e njohur Mihrije Braha, ka marr edhe dozën e dytë të vaksinës antiCOVID, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes llogarisë së saj sociale, duke publikuar edhe video me këtë rast.

Por duket se pavarësisht pamjeve të qarta, një komentuese e ka vënë në dilemë se a është vaksinuar në të vërtetë Miki apo jo!

"Zonjë e nderuar mos e gënje popullin se e ke moshën që nuk të falet ty", ka shkruar ajo ndër të tjera.


"Zonjë e nderuar mos e gënje popullin se e ke moshën që nuk të falet ty, hiq se ke ba veç paske pagu pare me gjet qatë infermiere me ba gjoja është duke e ba. As maskën s'ka ditë me mbajt. As një vaksinë nuk bëhet në atë mënyrë. Prandaj mos bë video kot sepse po jep një shembull të keq. Me gjithë respektin për ty por nuk të falet ty të tallesh", thuhet në reagimin e komentueses.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka pasuar reagimi i këngëtares Mihrije Braha, e cila ia ka bërë të qartë se ajo është vaksinuar me dozën e dytë kundër COVID-19, duke ia shpjeguar me detaje dhe arsyet...

Image


"E nderuar as nuk kam gënjyer, as nuk jam tallur e aq më tepër me më shku mendja me pagu dikënd me bo kësi gjërash që po besoj veç ti mendon kështu? tmerruse është kjo çfarë ti mendon...Unë e kam marr edhe dozën e dytë para 10 dite. Këtë video e kam bo veç për veti jo për ta publiku...Dje u mërzita shumë kur i pashë lajmet dhe se po vdesin vetëm ata të pa vaksinuarit??? E këtë video pas 10 dite e ndava me ndjekësit e mi edhe për ata që ende janë me dilema? Vaksinën e kam mar dhe nuk kam pasur as edhe një problem e ju vendosni vetë për vetën tuaj❤ Zoti ju rujt kudo që të jeni në këto kohë të veshtira të pandemisë", thuhet në reagimin e Brahes.

(Kosova Sot Online)