Ndahet nga gazetarja italiane, aktori i njohur turk në një lidhje të re?

  • G.G /
  • 07 September 2021 - 09:48
Ndahet nga gazetarja italiane, aktori i njohur turk në një lidhje të re?

Pas udhëtimit të përbashkët të Can Yaman dhe Diletta Leotta në Turqi, ku prezantuesja u takua me familjen e aktorit, të dy nuk u shfaqën më kurrë së bashku.  Për t’i shtuar dhe më shumë benzinë zjarrit, Can nuk mori pjesë në festën e ditëlindjes së Diletta-s, një mungesë që shkaktoi shumë zhurmë dhe u përfol për një ndarje të çiftit.

Dhe si të mos mjaftonte me kaq, një tjetër detaj shumë i fortë i ka bërë fansat e dyshes të aludojnë se ata janë ndarë përfundimisht. Can Yaman po përflitet për një lidhje të re dashurie, pasi ai u shfaq në tapetin e kuq në festivalin e filmit në Venecia me aktoren izraelite Moran Atias.

Ata të dy dukeshin mjaft të afërt dhe kimia mes tyre mund të dallohej shumë qartë. Can u kap në disa momente duke parë me sy plot admirim aktoren izraelite dhe flirtimi mes tyre i ka bërë shumë persona të besojnë se ata janë çift.

Megjithatë ende asgjë nuk është e sigurt, sepse burime pranë aktorit thonë se ai dhe Diletta mund të rregullojnë raportet mes tyre.

“Marrëdhënia e Can dhe Diletta-s është serioze. Ka dashuri të vërtetë. Dhe edhe nëse ka pasur disa keqkuptime dhe tani ata janë larg, historia e tyre nuk mund të përfundojë kështu ” , është shprehur më herët një burim pranë dyshes.

(Kosova Sot Online)