Cardi B dhe partneri i saj bëhen prindër për herë të dytë! Reperja publikon foton e parë të foshnjës së porsalindur

  • E.K /
  • 07 September 2021 - 13:08
Cardi B dhe partneri i saj bëhen prindër për herë të dytë! Reperja publikon foton e parë të foshnjës së porsalindur

Cardi B dhe Offset janë bërë prindër për herë të dytë. Lajmin e ka ndarë me të gjithë ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram vetë reperja, shkruan “CNN”.

Ajo publikoi një fotografi me djalin në krahë dhe me bashkëshortin pranë saj. Çifti shfaqet në një shtrat spitali, duke parë me dashuri të birin e porsalindur.

“9/4/21,” shkroi Cardi në postim, duke shtuar disa emoji. Megjithatë, ajo nuk e zbuloi emrin e të birit.

Ndërsa në një deklaratë, dyshja tha:

“Ne jemi shumë të lumtur që më në fund takuam djalin tonë. Ai ka që tani aq shumë dashuri nga familja e miqtë dhe mezi presim ta prezantojmë me vëllezërit e motrat e tij të tjerë.”

Cardi B zbuloi se është shtatzënë për herë të dytë në muajin qershor.  Çifti janë prindër edhe të një vajze 3-vjeçare, që quhet Kulture. Ndërsa Offset ka edhe tre fëmijë të tjerë.

Cardi dhe Offset janë ndarë dhe bashkuar shumë herë gjatë këtyre viteve dhe shtatzëninë e reperes e mbajtën të fshehtë për shumë muaj.

(Kosova Sot Online)