Këngëtarja e famshme donte të bëhej nënë para se të vdiste

  • A.P /
  • 07 September 2021 - 15:30
Këngëtarja e famshme donte të bëhej nënë para se të vdiste

Ish i dashuri i Sarah Harding, Chad Johnson, ka zbuluar se ylli i ndjerë i “Girls Aloud” ëndërronte të bëhej nënë para se të ndërronte jetë. Këngëtarja e njohur u shua të dielën pas një beteje një vjeçare ke kancerin e gjirit në moshën 39-vjeçare.

Ai tha gjatë një interviste se Sarah i donte shumë fëmijët dhe se “do të kishte qenë një nënë e mahnitshme”. “Sarah donte të ishte nënë por kurrë nuk e arriti këtë. Kjo më trishton shumë.“, tha ai për The Sun. Këngëtarja pati rrëfyer dëshirën për t’u bërë nënë dhe në librin e saj “Hear Me Out”.

Ylli i famshëm zbuloi se kimioterapia “vrau” çdo shpresë të saj për t’u bërë nënë.

(Kosova Sot Online)