Lexoni edhe:
Zbulohet arsyeja se përse Kylie Jenner nuk mori pjesë në “Met Gala” këtë vit
Edhe pak javë na ndajnë nga fillimi i “Big Brother Albania VIP”, pas ndërprerjes 4-vjeçare të programit.
Ashtu sikurse u paralajmërua më herët nga moderatorja Arbana Osmani, në faqen zyrtare të “Big Brother VIP”, do zbulohen pak nga pak edhe konkurrentët.
Zbulohet arsyeja se përse Kylie Jenner nuk mori pjesë në “Met Gala” këtë vit Lexoni edhe:
Faqja zyrtare, ka postuar pak minuta më parë videon e radhës, ku shfaqet një vajzë e veshur mjaft elegante. Ajo është me kurriz dhe nuk i vihet re fytyra.
Megjithatë, në media rozë përflitet se mund të jetë këngëtarja, Semi Jaupaj.
Semi ka marrë pjesë në spektaklin “Star Academy”, në “Top Fest” dhe “Festivalin e RTSH-së”. Në vitin 2014-të ka qenë finaliste në “The Voice of Albania”.
Pak ditë më parë, u postua po ashtu një video e konkurrentes së parë, që i bëri të gjithë të dyshonin se e përzgjedhura ishte këngëtarja Sheila Haxhiraj.
Megjithatë nuk ka pasur ende asnjë konfirmim zyrtar nga “Big Brother Albania”.
(Kosova Sot Online)