“Hija” e Selena Gomez ndjek Justin Bieber në Met Gala, ja çfarë bëjnë fansat e këngëtares kur ylli i popit shfaqet në tapetin e kuq me Hailey Bieber

  • G.G /
  • 16 September 2021 - 08:12
“Hija” e Selena Gomez ndjek Justin Bieber në Met Gala, ja çfarë bëjnë fansat e këngëtares kur ylli i popit shfaqet në tapetin e kuq me Hailey Bieber

Selena Gomez nuk ishte në Met Gala, por fansat e saj u siguruan që prania e saj të ndjehej teksa në tapetin e kuq mbërriti Justin Bieber dhe Hailey Bieber.

Ndërsa çifti i njohur po bënin foto, fansat e këngëtares brohoritën emrin e saj. Megjithatë, Justin dhe Hailey vendosën t’i injoronin duke mos e kthyer për asnjë moment kokën nga ata.

27-vjeçari u shfaq në Met Gala i veshur me një kostum të zi i nga “la masion Drew”, kurse bashkëshortja e tij mbante veshur një fustan të zi me dekolte të hapur të Saint Laurent.

Kjo është hera e parë që këngëtari dhe modelja ecin në tapetin e kuq të Met Gala si çift i martuar.

Kujtojmë që Bieber ka qenë në një lidhje, që është shoqëruar me ndarje e ribashkime, me Selena Gomez nga adoleshenca e tyre deri në vitin 2018, kur ylli i popit vendosi ta mbyllte përfundimisht atë “kapitull” të jetës së tij duke u martuar me Hailey Bieber.

Ndërkohë, Selena Gomez ka marrë për herë të fundit pjesë në Met Gala në vitin 2017, me ish të dashurin e saj, The Weeknd.

https://www.youtube.com/watch?v=4UTIegkd2Ls&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)