“Përjetova të njëjtën gjë me të dyja shtatzënitë”/ Almeda Abazi tregon një tjetër “problem” që ka pasur gjatë pritjes së ëmbël

  • E.K /
  • 24 September 2021 - 17:06
“Përjetova të njëjtën gjë me të dyja shtatzënitë”/ Almeda Abazi tregon një tjetër “problem” që ka pasur gjatë pritjes së ëmbël

Një ndër efektet e shtatzënisë tek nënat është rënia e flokëve dhe këtë gjë e ka përjetuar edhe Almeda Abazi. Modelja zbuloi dje se pyetja që i është bërë më shpesh kohëve të fundit lidhet me kujdesin ndaj flokëve.

Pasi një ndjekëse e pyeti se çfarë bën për të mirëmbajtur flokët pas shtatzënisë, Almeda shkroi: “Shumë, shumë mesazhe të tilla… dhe ju betohem që përjetova të njëjtën gjë me të dyja shtatzënitë. Thjesht pak durim, sepse sigurisht që dalin flokë të reja”.

Krahas përgjigjes, ish-missi shqiptar publikoi edhe një foto të krehrit të saj të mbushur plot me fije flokësh për shkak të rënies së tyre.

Në muajin qershor, Almeda dhe bashkëshorti i saj turk, Tolgahan Sayisman, u bënë prindër për herë të dytë, kur mirëpritën në jetë Alinën, vajzën e tyre. Bukuroshja shqiptare ka treguar se lindja e dytë nuk ka qenë aspak e lehtë, ndryshe nga ajo e djalit, Efehan.

Aktorja tregoi se procesi i lindjes së vajzës i kishte zgjatur 16 orë dhe se aty, Tolgahan, kishte marrë një vendim shumë të rëndësishëm.

“Tolga mendonte për një fëmijë të tretë, derisa pa lindjen e Alinës. Më tha ‘jo, më vjen shumë keq për ty, nuk do të të lodh më, e mbyllim historinë e fëmijës së tretë”,- rrëfeu Almeda, duke treguar se çifti nuk mendon ta zgjerojë më familjen.

(Kosova Sot Online)