Një modele si Dua Lipa

  • E.K /
  • 25 September 2021 - 09:31
Një modele si Dua Lipa

Shfaqja e Javës së Modës në perandorinë “Versace” të Milanos ishte një magnet për yjet të premten pasdite dhe të famshmet si: Dua Lipa, Emily Ratajkowski dhe Gigi Hadid u siguruan që të gjithë sytë të ishin mbi to ndërsa u shfaqën në pasarelë.

Dua, 26 vjeçe, veshi një fustan rozë me shkëlqen, duke theksuar belin dhe këmbët e gjata. Fustani i ngushtë me dy pjesë kishte një zbukurim të thellë, me rripa që përputheshin dhe kishte veshur taka në të njëjtën ngjyrë.

Ajo i mbante flokët e saj të zeza lirshëm rreth shpatullave të saj të zhveshura dhe i shtoi pamjes shkëlqim me disa stoli të përshtatshme, shkruan DailyMail.

Dua kishte vendosur një makijazh dramatik në fytyrën e saj – një rimel rreth syve ngjyrë të gjelbër dhe në buzë kishte vënë shkëlqyes buzësh.

Pas saj ishte Emily, 29 vjeçe, e cila bëri një shfaqje të bujshme, pasuar nga kunata e saj Gigi Hadid.

Dalja në pasarelë nuk është diçka e re për Duan, pasi ajo e ka nisur karrierën në modeling, para se të bëhej këngëtare e famshme.

Lipa publikoi në Instagram disa fotografi dhe video nga shfaqja në këtë pasarelë, duke e falënderuar “Versace”-n si një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të saj.

(Kosova Sot Online)