Dua Lipa shfaqet në Milano, merr vëmendjen me veshjen e veçantë

  • E.K /
  • 24 September 2021 - 22:08
Dua Lipa shfaqet në Milano, merr vëmendjen me veshjen e veçantë

Ajo këto ditë ndodhet në Itali për Javën e Modës në Milano.

Dhe Dua Lipa tregoi stilin e saj të premten kur ajo u largua për shfaqjen e modës së markës “Versace”, shkruan DailyMail.

Këngëtarja, 26 vjeçe, mbante një xhaketë të ndritshme të gjelbër dhe një fund psikodelik gjatë shëtitjes, së bashku me disa këpucë ngjyrë rozë.

Ajo gjithashtu kishte vendosur në qafë një gjerdan ari të zymtë.

Bukuroshja zeshkane i kishte lënë flokët e saj në valë të lirshme, që të rridhnin para supeve të saj.

Interpretuesja e hitit “New Rules” mori të gjitha masat e nevojshme për mborjtjen nga COVID-19, duke u siguruar që të vinte një maskë fytyre të zezë mbi hundën dhe gojën e saj – të cilën agjencia italiane e turizmit sugjeron se turistët duhet ta bëjnë në hapësirat publike të mbushura me njerëz.

Ndërsa ajo nuk është e zënë duke bërë muzikë ose duke ndjekur javë të ndryshme të modës, Dua angazhohet edhe me xhirimet e filmit të ri “Argylle”, ku do të bëjë debutimin e saj si aktore.

Xhirimet për filmin e regjisorit Matthew Vaughn mendohet të kenë nisur muajin e kaluar.

Dua do të luajë së bashku me emrat e njohur si: Henry Cavill, Sam Rockwell, Bryce Dallas Howard, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, John Cena dhe Samuel L. Jackson në filmin i cili bazohet në romanin e Ellie Conway me të njëjtin emër.

(Kosova Sot Online)