Sara do ta 'çmend' Ledrin me imazhet e fundit, duket me plot stil

  • G.G /
  • 25 September 2021 - 10:40
Sara do ta 'çmend' Ledrin me imazhet e fundit, duket me plot stil

Koha që të paketoni në valixhe bikinet dhe nga aty të nxirrni palltot e vjeshtës

Pikërisht kështu ka vepruar sot Sara Hoxha, gruaja e reperit kosovar Ledri Vula, ku është paraqitur përfekt me veshje të stinës vjeshtore.

Sara, e cila është e njohur edhe si influencere e rrjeteve sociale ku ka më shumë se 370 mijë ndjekës në Instagram, ka pasur të veshur një triko që theksonte belin e saj, që duket se ajo e ka të përsosur pavarësisht se para afër një viti lindi fëmijën e parë.

Përpos trikos së bardhë ajo ka të veshur edhe një pallto të gjatë lëkure dhe xhinse, duke bërë që stili i saj të jetë i admirueshëm për vajzat e reja. 

(Kosova Sot Online)