Luana Vjollca sjell pamje brenda festës së ditëlindjes, shkëlqen e rrethuar me miqtë e zemrës

  • G.G /
  • 25 September 2021 - 16:30
Luana Vjollca sjell pamje brenda festës së ditëlindjes, shkëlqen e rrethuar me miqtë e zemrës

Luana Vjollca në fillim të këtij muaji (2 shtator) festoi ditëlindjen e 30-të.

Moderatorja e njohur shqiptare ka festuar pothuajse tërë muajin ditën e saj të veçantë, duke pranuar urime dhe dhurata nga miqtë dhe fansat e saj.

Gjatë gjithë kohës, Luana ka ndarë imazhe e video të ndryshme me fansat në Instagram, duke u shprehur se kjo ishte ndër ditëlindjet e saj më të mira.

Ndërsa, tani prezantuesja ka sjell për ndjekësit në llogarinë e saj personale të Instagramit ku ndiqet nga më shumë se 2 milionë persona, pamje brenda festës që organizoi me miqtë e saj.

Në disa fotografi ku ajo shihet e veshur me shumë stil dhe elegancë, Luana shihet e rrethuar me shumë dashuri nga njerëzit e saj të zemrës.

“Meqë e festuam tërë muajin ditëlindjen jemi brenda me fotot. 2 shtatori me miq zemre!”, ka shkruar Luana në mbishkrimin e fotove.

Përveç festës me miq, Luana kaloi pushimet në Mykonos të Greqisë, ndërsa pritet që shumë shpejt të rikthehet në ekran me një projekt televiziv.

(Kosova Sot Online)