U tha që u nda nga biznesmeni/ Fjolla Morina habit me deklaratën: Jam kthyer me…
Fjolla Morina duket se po e shijon në maksimum lirinë e saj nga paraburgimi 30 ditësh.
Kjo pasi këto ditë është shumë aktive në rrjetet sociale ku nuk mungojnë foto nga artistja.
Pasi u bë gjallë erdhi me postim për vajzën e saj, të cilës i uroj fillim të mbarë shkollor, tani nuk mungojnë as fotografitë provokuese.
Veshur në një fustan të ngushtë që i zbulonte këmbët, këngëtarja kishte shkruar: “Jam kthyer”.
Kujtojmë se, ditën e djeshme Morina tregoi se derisa po shijon lirinë dhe iu nënshtrua edhe disa ndërhyrjeve të reja estetike.
Ndërsa, vitin e kaluar Fjolla kurorëzoi dashurinë me Fisnik Sylën, me të cilin së fundmi është duke u përfolur për një ndarje, pasi nuk ndiqen në rrjete sociale dhe kanë fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta në llogaritë e tyre, por asnjëra palë nuk ka konfirmuar diçka konkrete.
(Kosova Sot Online)