Luksi i Nora Istrefit: Një palë 'papuçe' të saj kushtojnë sa një veturë 'Golf 3'

  • A.P /
  • 07 October 2021 - 19:32
Luksi i Nora Istrefit: Një palë 'papuçe' të saj kushtojnë sa një veturë 'Golf 3'

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi është ajo e cila gjithmonë është etiketuar për stilin e saj me shumë klasë dhe super të shtrenjtë.

Së fundmi, këngëtarja është shfaqur me një palë këpuca të markës Versace, nga koleksioni i fundit dhe çmimi i tyre nuk është aspak modest. Çmimi i tyre kap të njëjtën vlerë sa të një makinë “Golf 3” dhe kushton hiç më pak se 1,150 euro, pa përfshirë transportin.

Kjo nuk është hera parë që këngëtarja e njohur është në hap me trendet e fundit dhe çdo pjesë e këtyre koleksioneve shumë shpejtë është në duar e saj.

Ndryshe, së fundmi Nora u komentua shumë pasi vendosën që së bashku me Robertin dhe vajzën e tyre, Rennee’në të i kalojnë pushimet verore.

Kujtojmë se Nora është ndarë nga Roberti dhe aktorja në fillim të muajit të kaluar sqaroi marrëdhënien me të:

“Nuk e di sa eshte e rruges te sqarohem per heren e 1oo-të, por ne fakt me shume me shqeteson mendesia sesa shkrimet per raportet tona me Robertin. E kam thene, do ta them dhe do vazhdoj te mbroje cdo ndarje kur femijet jane ne me , lumturia e tyre eshte primare (hiq anash inatet ballkanike, thashethemet dhe paragjykimet )….. Une do vazhdoj te kaloj kohe me babin e Renees perderisa ajo eshte e lumtur, ndersa ne raportet tona personale s’ka ndryshu asgje pervec nje miqesie korrekte…. Nuk e di a ju lumturon ky sqarim, por do doja me shume te ishte vedijesues”, shkruan Nora në një deklaratë.

Image

(Kosova Sot Online)