“Na shtyu mami, ishte faji i saj”- Mbesa ish-Presidentit rrëfen lidhjen 7-vjeçare me futbollistin: E lashë unë, kur e ngacmonin vajzat…

  • E.K /
  • 09 October 2021 - 12:45
“Na shtyu mami, ishte faji i saj”- Mbesa ish-Presidentit rrëfen lidhjen 7-vjeçare me futbollistin: E lashë unë, kur e ngacmonin vajzat…

Mbesa e ish-presidentit, Bujar Nishani, ka zbuluar detaje nga jeta e saj private teksa bashkëbisedonte me aktoren Monika Lubonja në “BBV”.

Beniada Nishani u shpreh aktualisht është single dhe lidhjen e saj të parë e ka pasur me një futbollist.

Ajo tregoi se kanë qenë së bashku për 7 vite dhe ishte nëna e saj që i shtyu të lidheshin bashkë.

Ndërsa foli për ndarjen u shpreh se nuk e përjetoi keq pasi “vendosi vetë t’i jepte fund lidhjes”.

“Jam single. Më shtyu mami, është faji i saj, ishte futbollist, lozte në Milano.

Kur isha 16-vjeçe, atëherë ishte ndryshe, nuk lyhesha, nuk vishesha, tani janë ndryshe. Nuk e përjetova keq ndarjen sepse e lashë unë”, tha ajo.

Ndërkohë, hapi sërish këtë temë teksa fliste me banorë të tjerë të BBV.

Beniada Nishani zbuloi se nuk është xheloze dhe kur vajzat e ngacmonin ish-partnerin e saj, s’e kishte problem.

“Nuk jam xheloze, kam qenë e lidhur me një djalë për 7 vite.

(Kosova Sot Online)