'Momentet më të bukura i kam kaluar me ty', mos vallë Andi i shprehu publikisht dashurinë Jasminës?

  • E.K /
  • 10 October 2021 - 09:29
'Momentet më të bukura i kam kaluar me ty', mos vallë Andi i shprehu publikisht dashurinë Jasminës?

Një ndër dyshet më të komentuara sezonin e kaluar, Jasmina dhe Andi janë rikthyer sërish në studion e “Për’puthen Prime”.

Ata janë ulur në një përballje live, gjë kjo që u kërkua nga djali nga ish-konkurrenti.

Andi: Kam reflektuar, kanë kaluar gjithë ato muaj.

Jasmina: Të kanë rënë içik followersat.

Andi: Në intervista ke fol gjëra pa ligje. Ke thënë që kam qenë ai që të kam shfrytëzuar për vëmendje dhe se e ke një këshillë për mua që të jem vetvetja dhe do më ecë më mirë në jetë.

Jasmina: Një person që është i shtirur kur i thua që bëhu vetëvetja do të thotë që unë kam njohur një pjesë tjetër jashtë dhe që ti duhet ta tregosh. Të ndash krevatin me dikë nuk do të thotë që je shok. Pse e do sqarimin? Shoku im nuk mund të jesh me mua? Pse i do sqarimet për një marrëdhënie që kurrë nuk i kemi pasur?

Andi: Kam reflektuar dhe ja ku jam tani. S’kam pas besim total te ti, ta nxë frymën deri në fund. Nuk merrem me lojëra fëmijësh unë si ty. E ke shfrytëzuar pjesën tjetër sikur Andi kështu kështu. Ti komunikimin zero e ke. A të duken në rregull gjërat që i ke bërë ti?  

Gjithashtu, Andi i kërkoi që të kenë një marrëdhënie të mirë dhe të mos e mbajnë inat njëri-tjetrin. Mos vallë po i shprehte dashurinë? Kjo mbetet për t’u parë në vazhdim.

Andi: E mban mend çfarë ke bërë ti? Gjithë mesazhet i kam Jasmina. Ajo ka qenë të dhashë rrugë ty, të thash nuk vij në takim.

Jasmina: Çfarë ka ndodhur në lokal kur ti nuk ke ardhur?

Andi: Kanë rënë dakord me mua që t’i ta nxë frymën?

Jasmina: A jemi duke fol për të njëjtët persona?

Andi: Po për të njëjtë po flasim, nëse do të t’i ballafaqoj.

Jasmina: Ke probleme në vetëbesim kam me ta thënë tërë jetës. Njeri që ka karakter të fortë ka vetëpërmbajtje.

Andi: Momentet më të bukura i kam kaluar këtu specifik me ty.

Jasmina: Unë prapë them kurrë mos thuaj kurrë, pse mos ta kemi një raport të mirë, i kemi disa kilometrazha apo jo.

(Kosova Sot Online)