“Është artiste e mirë, por jo njeri i mirë”, dy banoret e “Big Brother VIP” bëjnë thashetheme për Fifin

  • E.K /
  • 10 tetor 2021 - 11:19
“Është artiste e mirë, por jo njeri i mirë”, dy banoret e “Big Brother VIP” bëjnë thashetheme për Fifin

Fifi është një prej banoreve konkurrente të këtij edicioni të “Big Brother VIP”, komunikimi i së cilës me banorët është komentuar shumë.

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Fifi ka mësuar gjithçka që kanë thënë banorët në dhomën e rrëfimit, ku u shpreh se është zhgënjyer më së shumti nga Iliri.

Gjithashtu këngëtarja u këshillua nga dy opinionistët, Balina dhe Arbëri, të tregohet më e komunikueshme dhe të mirëkuptojë edhe personat me të cilët ndan shtëpinë.

Në lidhje me këtë gjë ka rënë dakord edhe Fifi, e madje ka kërkuar falje duke thënë se diçka e tillë nuk do të përsëritet.

Së fundmi, kanë qenë Beniada dhe Paloma ata të cilat gjatë përgatitjeve në shtëpi kanë diskutuar edhe mbi sjelljen e Fifit.

Beniada i tha Palomës se për Fifin si artiste ka shumë simpati dhe pëlqyeshmëri, por kjo gjë vlen për anën humane të saj.

‘’Më vjen shumë keq, Fifi është një artiste shumë e mire por kritikoj njeriun. Mua më njohin si modele edhe përtej Italisë, po Fifi çfarë ka bërë?!’’,- u shpreh Beniada.

Kujtojmë se pasi është bërë lista e ushqimeve të nevojshme, këngëtarja shqiptare, tanimë edhe konkurrente në “Big Vrother”, Fifi ka mbetur e pakënaqur me këtë listë duke iu drejtuar disa prej banorëve me tone jo dhe aq të buta.

(Kosova Sot Online)