Gjiko plotëson portretin familjar, shton në tatuazhin e vjetër edhe këtë person

  • G.G /
  • 11 October 2021 - 13:16
Gjiko plotëson portretin familjar, shton në tatuazhin e vjetër edhe këtë person

Reperi shqiptar, Gjiko, është një emër shumë i dashur nga publiku shqiptar.

Edhe pse është shumë i angazhuar me koncerte e projekte muzikore, Gjiko ka përkushtim të madh ndaj familjes së tij.

Së fundi, ai ka bërë me dije se ka plotësuar tatuazhin e vjetër në të cilin ishin ai, Elita dhe Zëri.

Këtij portreti familjar ju shtua edhe vajza e tyre Bota.

Ndryshe, Gjiko është duke shijuar suksesin e këngës “Ça bone” në bashkëpunim me Ledri Vulën dhe Lumi B.

https://www.youtube.com/watch?v=c-GV2ygln4w&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)