Luks, po çfarë luksi! S’do ta besoni sa i kushtuan Arbana Osmanit sandalet, për një dalje në televizion

  • G.G /
  • 13 October 2021 - 12:30
Luks, po çfarë luksi! S’do ta besoni sa i kushtuan Arbana Osmanit sandalet, për një dalje në televizion

Mbrëmjen e djeshme u transmetua spektakli i “Big Brother Vip” ku një vëmendje të madhe mori look-u i Arbanës, ashtu si në çdo paraqitje të saj publike.

E kuruar nga koka tek këmbët, moderatorja zbuloi dhe markën e sandaleve të saj “Alexandre Vauthier”. Me një kërkim të thjeshtë në internet, vihet re se ato kushtojnë plot $1,064.

Ajo ka zgjedhur versionin rozë të tyre, të cilat kanë edhe kristale në pjesën e sipërme.

Pjesë e shtëpisë më të famshme janë 14 personazhe të njohura nga sfera të ndryshme të showbiz-it:

Ilir Shaqiri

Sheila Haxhiraj

Donald Veshaj

Paloma

Elhaid Cufi

Beniada Jakic

Sabiani

Semi Jaupaj

Granit Cana

Kledi Hysa

Arjola Demiri

Fifi

Ardit Cuni

Monika Lubonja

Edhe pse ka vetëm një javë që “BBV” ka startuar, kanë nisur debatet e madje afrimitetet e para.

Ajo që po komentohet shumë në rrjet është marrëdhënia e Fifit me Granit Canën. Ata kanë shfaqur herë pas here afrimitet mes tyre, gjë që i ka nxitur këto zëra.

Mbrëmjen e djeshme, Fifi me Granitin u ftuan në dhomën e rrëfimit për të diskutuar dhe qartësuar çfarë po ndodh mes tyre.

Graniti: E kam cek që këtu jemi si familje qeshim, gëzojmë, po kur ka momente që ndihemi keq vetëm Fifi më është gjendur pranë, më ka fol, madje edhe më ka ushqy. I kemi mendimet e njëjta, kemi gjuhë të përbashkët, mbase dhe po lind diçka.

(Kosova Sot Online)