Arjola Demiri: Abortova binjakë, kam tentuar edhe të vras veten përmes mbidozës me ilaçe

  • G.G /
  • 15 October 2021 - 08:26
Arjola Demiri: Abortova binjakë, kam tentuar edhe të vras veten përmes mbidozës me ilaçe

Arjola Demiri që nga 5 tetori është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania.

Aktorja e cila u bë e njohur nga publiku me rolin e “Xhbanes” te seriali vendor “O sa mirë”, po pëlqehet shumë nga publiku shqiptar, derisa historia e saj ka prekur të gjithë kur e rrëfeu në një bisedë me Ilirin, javën e kaluar.

Ditën e sotme, Arjola i ka rrëfyer një pjese të banorëve se në një periudhë ka qenë në depresion si pasojë e ndarjes nga babai e tre fëmijëve të saj.

Arjola gjithashtu tregoi se këtë periudhë ka qenë shtatzënë me binjakë, të cilët si rrjedhojë e situatës së tensionuar e të vështirë në të cilën po kalonte, iu desh t’i abortonte.

“Shkova tek mjekja dhe i thash që s’mund t’i lindë këta fëmijë dhe të lutem m’i hiq. Gënjeva dhe thash se babai i tyre ishte dakord, por për shkak të një udhëtimi pune nuk ishte prezent”, tregoi aktorja nga Tropoja.

Arjola shtoi se kjo periudhë nuk zgjati pak, edhe gjatë shtatëzënisë së saj të katërt aktorja pranoi se ka konsumuar pafund alkool dhe cigare derisa edhe njëherë ka tentuar të vrasë veten nëpërmjet mbidozës në ilaçe.

(Kosova Sot Online)