“Nuk është tipi im”, Beniada bën thashetheme me Palomën për Granitin

  • E.K /
  • 15 October 2021 - 16:59
 “Nuk është tipi im”, Beniada bën thashetheme me Palomën për Granitin

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show, BigBrother u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’. Natën e parë u prezantuan 14 banorë, numër ky që mund të rritet apo zvogëlohet nga eliminimet apo hyrjet nga java në javë.

Java e parë e emisionit “Big Brother VIP” ishte e mbushur plot me dashuri, momente të trishta dhe debate.

Fifi dhe Graniti janë komentuar kudo në rrjet si çifti i parë i mundshëm në shtëpinë e “Big Brother VIP”, dhe natën e spektaklit të së martës ata pranuan se mes tyre po lind diçka, duke përshkruar ndjesitë me fjalët më të ëmbla.

Fakti që mes Granitit dhe këngëtares po lind diçka i ka stepur vajzat e tjera të shtëpisë që mund të kishin një pëlqim për të. Një pjesë e konkurrentëve mendonte se Beniada kishte simpati për Granitin, mirëpo ajo ka sqaruar për Palomën se tashmë nuk e sheh me atë sy dhe nuk ka interes për të.

Madje, ajo shprehet se Graniti nuk është tipi i saj.

(Kosova Sot Online)