Kopjon 'bijat e Kosovës', Enca në Dubai

  • G.G /
  • 22 tetor 2021 - 13:47
Kopjon 'bijat e Kosovës', Enca në Dubai

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka kaluar së fundmi disa ditë të mira në Dubai.

Ajo ndodhet atje e shoqëruar nga personat e saj më të afërt, me ç’rast edhe ka festuar ditëlindjen e 26-të pak ditë më parë.

E teksa ndodhet në qytetin e shumë vizituar të Emirateve të bashkuara Arabe, Enca duket se ka krijuar një simpati të veçantë për Dubain.

Ajo ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në InstaStory një pamje panoramike të Dubait, ku mund të shihen rrokaqiejt që gjenden në qendër të tij.

Në mbishkrimin e saj, këngëtarja e hitit “A po t’pelqen” shkruan se do e donte çdo ditë një pamje të tilla frymëzuese.

“E dua këtë si pamjen time të përditshme. Kush është në Dubai”, ka shkruar Enca në mbishkrimin e fotografisë.

Tutje, ajo më pas ka publikuar edhe një tjetër fotografi atraktive në bikini, ku shihet teksa shijon motin e ngrohtë që po shijon atje.

Këngëtarja nga Tirana përndryshe ka qenë mjaft aktive edhe këtë vit, me projekte muzikore që janë pritur mirë nga fansat e saj.

(Kosova Sot Online)