Andi Artani pjesë në videoklipin e Rinës, Jasmina i ka dy fjalë për të

  • G.G /
  • 29 October 2021 - 10:10
Andi Artani pjesë në videoklipin e Rinës, Jasmina i ka dy fjalë për të

Andi dhe Jasmina janë ndër ‘çiftet’ më të komentuara të Për’puthen 2, sezon i cili megjithëse ka mbaruar, ende përfliten protagonistët kryesor të tij.

Andi Artani, ka marrë pjesë në projektin e fundit të Rinës, e cila lançoi videoklipin Over.
Jasmina, e cila shpesh herë krijon interaktivitet me ndjekësit në rrjetet sociale, u pyet këtë herë se si ju duk kënga me Andin në klip.

“Të pëlqeu kënga e Rinës në spot ishte Andi”, pyeti një nga ndjekësit.

Përgjigja e Jasminës ishte kjo:

“Pse duhet të më pyesni për figurantët nëpër klipe, keni marr vesh që paguhem si komentatore?
Bëhuni pak më kreativ, më pyesni për gjëra që ja vlen të flasësh.”,- u përgjigj ajo.

Kujtojmë se Andi më herët ka rrëfyer te Shqipëria Live se u zhgënjye nga përballja me Jasminën në Për’puthen Prime.

U zhgënjeva shumë.Jasmina më ka kontaktuar, ka kontaktuar dhe vëllain e madh dhe e gjitha kjo përballje ka qenë ideja e saj. Madje Jasmina para përballjes bëri publikisht një video për mua ku më thoshte se duhet të lija pas inatin e mërinë dhe në përballje tha komplet diçka tjetër. Ajo ishte inicatorja ndërkohë ma hodhi mua, pastaj thoshte që nuk i kam munguar, ajo erdhi nga Zvicra, unë nga Prishtina, balancoji këto të dyja.

Pasi tha gjithë ato gjëra në përballje, pas dy ditësh erdhi në Kosovë për ditëlindjen time dhe më surprizoi. Pavarësisht çfarë ndodhi i thashë e vlerësoj dhe faleminderit shumë, pastaj ajo filloi me ato të vetat. Po në Prime çfarë nuk tha dhe pastaj bën të kundërtën.
Unë përballjen e pranova se reflektova rreth asaj çka ajo kishte thënë, plus ja kemi borxh produksionit dhe përkrahësve. Unë e kam mbyll kapitullin, thjesht doja një raport të mirë.

(Kosova Sot Online)