Vdes në moshën 49 vjeçare aktori, showmen-i italian, burri i katërt i Ivana Trump

  • G.G /
  • 30 October 2021 - 11:05
Vdes në moshën 49 vjeçare aktori, showmen-i italian, burri i katërt i Ivana Trump

Ka ndërruar jetë në moshën 49 vjeçare aktori dhe showmani italian Rossano Rubicondi.

Njoftimi është bërë nga moderatorja e njohur  Simona Ventura në rrjete sociale, ku shkruante:

“Rossano, Faleminderit për rrugëtimin që bëmë bashkë.Udhëtim të mbarë. R.I.P’.

Flitej se aktori vuante nga një sëmundje e rëndë prej një viti.

Rubicondi u përzgjodh si konkurrent i reality show-t ‘L’isola dei Famosi’ të dretjuar nga Simona Ventura.

Pjesmarrja e tij në këtë emisionin shënoi filloi shënimin e një paranteze mes televizionit dhe kinemasë për Rubicondin.

 Rossano mori pjesë në disa programe televizive, ai ishte gjithashtu një balerin për një natë në "Dancing with the stars" në 2018 me Ivana Trump (ata u ndanë në 2009 por qëndruan miq deri në fund).

(Kosova Sot Online)